Krenohet Argjentina Ramosaj

Edhe pse tash e sa kohë po i mungon publikut me ndonjë projekt të ri, këngëtarja Argjentina Ramosaj mbetet njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë.

E si e tillë edhe jeta e saj dhe angazhimet janë pjesë e interesimit të publikut, gjë që këngëtarja herë pas here edhe vetë e ndan me fansat e saj.

Kështu ka vepruar edhe ditë më parë, ku në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ajo ka ndarë një moment të bukur, ndërsa nuk ka fshehur edhe krenarinë që ndjen për nënës e saj, fotografen e njohur Suzana Mushkolaj. “Mami im Suzana S.

Mushkolaj në bjeshkët më të larta Shqiptare, bjeshka e madhe e Deçanit dhe Gjeravica, vendlindja ime. Jam krenare për bukuritë e vendit tim dhe për arritjet e mamit në realizimin e monografisë së radhës “Dukagjini””, ishte mbishkrimi i këngëtares që nuk kaloi pa u vërejtur nga qindra fansa të saj të cilët ndanin mendimin e njëjtë me këngëtaren Ramosaj./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button