Ja telefoni i më mirë për të bërë “selfie”

Pas blerejes së pajisjeve dhe shërbimeve të “Nokia”-s, “Micrososft” do të realizojë platformën “Windows Phone 8.1”, ku më së shumti do të përqëndrohet në aftëasitë e kamerës frontale. 

“The Verge” shkruan se burime të besueshme nga “Microsoft” thonë se telefoni do të quhet “Superman”, i “Nokia”-s, i cili do të ketë kamerën përpara 5 megapikselë.

Përgjithësisht “Nokia” është e përqëndruar në kamerat e pasme, por këtë radhe ‘Superman” përbën përjashtim, pasi është krijuar posaçërisht për të bërë “selfie”.

Më parë kompania “HTC One M8” prezantoi telefonin me kamera ballore 5 megapiskelë.

Telefoni do të vij me një ekran 4.7 inç dhe pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti.

Ndërkaq “Micrososft” po puno në dy përditësime të reja të platformës “Windows Phone” i cili do të prezantohet gjatë këtij viti.

Këto pajisje do të vijnë së bashku me të rejat dhe do të shfaqen edhe tek pajisjet ekzistuese. Përditësimi i parë do të nodh në korrik dhe “Superman” pritet të prezantohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button