Ohër, mbi 450 persona morën pjesë në gara të vrapit
Më shumë se 450 persona morën pjesë në vrapin në 5 dhe 10 kilometra si pjesë e manifestimit sportiv dhe zbavitës “Ohri Vrapon”. U vrapua në vendet më atraktive në Ohër, pjesa e vjetër dhe bregu i liqenit. Organizatorët vlerësojnë se ngjarja është edhe promovim i mirë turistik për qytetin në të ardhmen, njofton Alsat-M.
Në manifestim morën pjesë edhe qytetarë nga vende tjera të Maqedonisë. Gara kishte edhe karakter rekreativ, por atyre që të parët arritën në cak iu ndanë dhurata simbolike në para.