Foli Ziadin Sela: Menduh Thaçi të jep dorëheqje!

“Kongresi duhet të jetë vendi ku Menduh Thaçi duhet të japë llogari për rezultatet zgjedhore të PDSH-së dhe të japë dorëheqje”, kështu ka deklaruar Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës, në një konferencë për media, në të cilën ishin të pranishëm edhe strukturat tjera të Degës së PDSH-së në Strugë.

“Kërkojmë që të thirret Kongresi dhe Kuvendi Qendror, si organet më të larta partiake për të debatuar për rezultatet zgjedhore të PDSH-së, në këtë cikël zgjedhor. Kryetari i PDSH-së duhet të shpjegojë  se me  bekimin e cilit organ partiak ai mori vendim për të  votuar presidentin në rrethin e dytë të zgjedhjeve”, tha Sela.

Sela tha se strukturat partiake të PDSH-së kishin vendosur që të dilet në zgjedhje vetëm për të votuar kandidatin e saj shqiptar për president, dhe pyeti se me çfarë të drejte Thaçi  mori guximin që të marrë fletën e votimit për president në rrethin e dytë.

“Thaçi duhet të japë shpjegim para Kongresit se si ndodhi që PDSH- të humb në zgjedhjet për president  nga VMRO- DPMNE në Tetovë. Kongresi është  struktura partiake para  të cilit Thaçi duhet të japë dorëheqje.”, tha Sela.

Ai ka komentuar çështjen e hyrjes së PDSH-së në Qeveri, duke theksuar se edhe vendimi për hyrje  apo jo në qeveri duhet të merret nga strukturat më të larta partiake.

” Nëse brenda 100 ditëve të para të qeverisë, arrihet krijimi i parlamentit dy-dhomash,ndarja proporcionale e buxhetit, përfaqësimi i drejt dhe adekuat, atëherë  PDSH -së i lejohet të hyjë në qeveri”, ka komentuar Sela në lidhje me qëndrimin e tij për këtë çështje”.

Në këtë kontekst ai  tha se  legjitimiteti i popullit është relativizuar nga BDI e cila, pasi ka marrë disa herë,  shumicën  e mandateve tek shqiptarët  nuk ka realizuar asgjë,  ndaj,- tha Sela, -Thaçi mund të hyjë në qeveri edhe me një deputet, por me kushtin që të përmbush platformën e PDSH-së, për një Marrëveshje të re për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. /Drini

Lajme të ngjashme

Back to top button