Për një shkronjë tepër, burgoset gazetari turk

Një gazetar turk është dënuar ditën e martë me 10 muaj burg, për një postim në Twitter, me anë të cilit ka kritikuar kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, një koment që ai e ka përshkruar si një gabim ortografik.

Önder Aytaç, një ish-instruktor në akademinë e policisë, i cili më vonë është bërë një figurë influencuese e “Taraf”, një nga gazetat kryesore opozitare në Turqi, është njëkohësisht anëtar i lëvizjes “Gülen”, e cila e ka mbështetur qeverinë e Erdoganit, por që tani i është kthyer kundër.

Postimi në Twitter është postuar në vitin 2012, pas njoftimit të Erdoganit se do të mbyllte shkollat private ku operonte “Gülens”, raporton Shekulli, transmeton Telegrafi.

Për shkak të shtimit të një shkronje në fjalën e fundit të postimit të tij, u ndryshua kuptimi i fjalisë dhe postimi u konceptua si “fyerje ndaj zyrtarëve publikë”.

Aytaç u mbrojt duke thënë se kjo kishte ndodhur për shkak të një gabimi në të shtypur.

Disa njerëz kanë pyetur veten nëse gazetari do të ishte dënuar nëse nuk do të kishte 200 mijë ndjekës në Twitter. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button