Ivanovi me Vuçiqin kundër Thaçit dhe Nishanit

Takimi i presidentëve në Brdo Brion të Sllovenisë nuk ka kaluar në qetësi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takimin që e zhvilluan persidentët e vendeve të rajonit në Slloveni pati debate të ashpra. Presidenti serb ka thënë se nuk e mban mend të ketë pasur diskutim me të ashpër dhe me të rëndë me presidentin kosovar, Hashim Thaçin.

Vuçiq tha se së bashku me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov shkëmbyen “fjalë të rënda dhe të ashpra me përfaqësuesit shqiptarë” duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Bujar Nishanin. “Ata u përpoqën të thonë se deklaratat e Beogradit se në rajon nuk është situatë e qetë janë trillime, dhe unë duhet të them se presidenti maqedon më dha mbështetje të plotë, dhe Serbia e Maqedonia i bën një bllok dy shqiptarëve”, tha Vuçiq.

“Unë sot u thashë se e kuptojmë se shqiptarët e Kosovës mund të jenë të pavarur, por ata nuk kanë nevojë të marrin këpucët tona dhe të thonë se Serbia e jep pëlqimin dhe e njeh Kosovën si shtet”, shtoi presidenti serb. Ai deklaroi se zgjidhja më e mirë në Ballkanin Perëndimor është me anë të dialogut.

Takimi i presidenteve2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button