Spa, sa një park mahnitës, shikoni ҫ’do të thotë pushime perfekte (VIDEO)

Një pushim i vërtetë kërkon një ekuilibër të shëndetshëm të relaksit dhe aktivitetit. Por ja që mund të kombinohen të dyja këto gjendje dhe në mënyrë të përsosur. Një park zbavitës Spa-je. Ndoshta nuk e  keni parashikuar kurrë një rast si ky, por mendjet novatore në Japoni kanë parashikuar një qytet të tërë Spa-je, në të cilin mund të zbavitesh pa fund.

Kështu, në vend që të shtrihesh në peshqir, më mirë mendo për një zgjidhje të tillë Spa-je.

Në nëtor të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Beppu, një qytet në ishullin jugor të Kyushu, i njohur për burime ujërash termale, shpalli një sfidë para të gjithë botës – një video që përshkruan vizionin e madh të një parku zbavitësh, e cila arriti më shumë se 1 milion klikime. Pas kësaj, ai premtoi se këtë ëndërr do ta bëjë realitet (e pazakontë dhe shumë e guximshme).

Tani, video ka marrë rreth 4 milionë klikime, kështu që të gjithë mund të shpresojnë se një ditë gjithҫka do të bëhet realitet dhe një park Spa mund të bëhet shumë shpejt një prej lokacioneve më të vizituar në të gjithë botën.

Nuk ka asnjë datë zyrtare për përfundimin e kësaj spa-je (ende), por ka ende diskutime me specialistët e logjistikës. Megjithatë, të gjithë shpresojnë se një ditë, kjo mundësi të jetë reale. Sipas rocketnews24, planet kanë filluar të konkretizohen.

Ndërkohë, shikoni videon për të paramenduar se ҫ’do të thotë një park i gjithi Spa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button