Linda Nikolla, në lidhje dashurie me aktoren franceze Sira Topic

Shqiptarja nga Kosova Linda Nikolla deri më tani na ka befasuar me sukseset e saj kudo nëpër botë, ndërsa tani ajo vjen me një lajm bombastik. Linda Nikolla është në lidhje dashurie me aktoren franceze Sira Topic, që ishte imazh i sallonit të saj. Madje këtë lajm ekskluzivisht për ‘Bota sot’ e ka konfirmuar edhe vetë Linda.

Ajo derisa e konfirmon lidhjen e saj me aktoren franceze thotë se ato fillimisht kanë qenë mikesha e më pas kanë hasur në shumë jgjëra të përbashkëta.

“Me Siren jemi njohur rastësisht në një fotoshooting dhe nga aty ja kanë filluar shumë bashkëpunime së bashku dhe ndërkohë u bëmë mikesha të mira dhe më në fund filluam t’ja besojmë shumë gjëra njëra tjetrës dhe tash më u bë një njeri shumë me rëndësi në jetën time”, tregon Linda.

Ajo thotë se pavarësisht asaj se të dyja janë shumë të angazhuara, çdo kohë të lirë e kalojnë bashkë. Linda thotë se deri më tani e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, mirëpo derisa jeton në një vend ku këto gjëra nuk janë të quditshme, nuk do të vazhdoj më ta mbajë të fshehur.

“Edhe pse dyjat jemi shumë të angazhuara me punë çdo kohë të lirë e kalojmë së bashku dhe deri më tani kemi mbajtur fshehtë po më në fund unë po jetoj në një vend ku këto gjëra s’janë të çuditshme më dhe për atë s’dua ta mbaj fshehtë me këtë”, thotë Linda.

Linda shpreson që lidhja e tyre të zgjasë shumë, por pavarësisht kësaj nuk do të thotë se Linda nuk do ta dashuroj një mashkull pas 5 viteve. Linda Nikolla për vite më radhë ka qenë e fejuar me Kacin. Në këtë rast ajo ka thënë se aktorja Sira ia ka ndryshuar jetën.

“E ardhmja s’di çka bjen, shpresoj të na zgjatë shumë por nuk do të thotë që nuk mund ta dua një mashkull prapë, por pas 5 viteve. Sira është i pari person që ma ka ndryshuar komplet jetën time”, ka thënë Linda.

Lajme të ngjashme

Back to top button