A e ndiejmë në agjërim lartësinë e shpirtrave tanë?

A agjërojmë me të vërtetë këto ditë apo a i përjetojmë vuajtjet e urisë në ditët e Ramazanit e t’i mënjanojmë nga ato që i përjetojmë gjatë tërë vitit?

A e ndalojmë ushqimin e trupave tanë që t’i mbrojmë organet tona nga dëmtimi dhe armiqësia?

A e ndiejmë në agjërim lartësinë e shpirtrave tanë ashtu që të mos veprojmë ashtu siç kemi vepruar para Ramazanit?

Muhamedi a.s. përgatitej para çdo Ramazani, jo me ushqim e pije as me zbukurim e veshje  , por me adhurim dhe devocion, bujari dhe shpirtgjerësi, kështu që para Zotit xh.sh. Shndërrohej në rob respektues, para njerëzve në pejgamber të urtë, kurse para njerëzve dhe fqinjëve të tij në mirëbërës dhe bujar aq shumë saqë disa shokë të tij thonin se gjatë Ramazanit ishte më bujar se kurdoherë më parë..

Ashtu vepronin edhe shokët dhe pasardhësit e tij, Ramazani për ta ishte koha kur shijonin erërat e parajsës (xhenetit), fluturonin besimtarët në qiejt e të vërtetës dhe ngriheshin zërat e falësve të namazit kundër tiranëve keqtrajtues.

Pse nuk e përjetojmë Ramazanin ashtu përjetuan Pejgamberi dhe paraardhësit tanë? Pse nuk e shndërrojmë në muaj të mirësisë ashtu që jeta jonë të lulëzojë vetëm me mirësi, begati dhe lartësi shpirtërore?

Pse nuk e shndërrojmë Ramazanin në muaj të luftës kundër dobësisë, injorancës, epsheve tona, kaosit tonë dhe kundër çdo mëkatari e terini në botë?!

Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button