Respektimi gjatë muajit të Ramazanit

Myslimani i cili agjëron në Ramazan, largohet nga ushqimi dhe tradita e përditshme për shkak të respektimit të urdhrit të Zotit xh.sh. dhe nderimit të Muhamedit a.s., dhe për këtë, ai nuk mendon se a do të jetojë në qetësi apo në vështirësi sepse për të mjafton besimi në një Zot dhe pranimi i Muhamedit a.s., si i dërguar dhe udhëheqës; ai është i betuar në islamin e tij qoftë në rrethana të volitshme apo të pavolitshme, të mira apo të këqija.

Kështu,  ushtari mysliman ishte shembull ideal i respektimit që realizohej me vullnet dhe bindje të thellë shpirtërore.

A do të përfitonte Halidi virtytin më të lartë, i cili u revokua nga posti si komandant i ushtrisë dhe u shndërrua në ushtar të thjeshtë që luftonte me të njëjtën energji, duke thënë: “Unë luftoj për hir të Zotit të Umerit e jo për Umerin”, sikur të mos e kishte thelluar Islamin në shpirtin e ti atë moral të lartë që përbëhej prej agjërimit, namazit dhe parimeve tjera islame?

A do të realizoheshin shembujt e mrekullueshëm në historinë e Ebu Bekrit, Umerit, Sa’dit dhe kolosëve tjerë myslimanë sikur të mos ishte ngulitur agjërimi në karakterin e devotshmërisë së tyre të vetëdijshme gjersa e respektonin njëri-tjetrin dhe vepronin bashkërisht?

Çka vëreni në ushtrinë e Usames, të cilën e përgatiti Muhamedi a.s. pak para vdekjes ashtu që pleqësia e muhaxhirëve dhe ensarëve, si Ebu Bekri, Umeri, Uthumani dhe Halidi të jenë nën komandën e të riut Usame ibn Zejd, i cili ende nuk kishte mbushur njëzet vjet?

Si i shpjegoni fjalët e Ebu Bekrit drejtuar Umerit pas vdekjes së Muhamedit a.s., kur Umeri kërkoi që të caktohet komandant ndonjë që është në moshë dhe më me përvojë: “I dërguari i Zotit ta caktojë e unë ta largoj?!”

Si e kuptoni respektimin e çuditshëm të porosive të Muhamedit a.s. para dhe pas vdekjes së tij? A nuk është ky respekt fryt i ndikimit të agjërimit në edukatën e myslimanëve për respektimin e komandantit të dashur?! Po, këtë e dëshmon edhe vetë historia!

Marrë nga libri – Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button