Pagesa e subvencioneve dhe çmimi i grurit të jenë prioritet, kërkojnë bujqit

Pagesa e subvencioneve dhe çmimi i grurit i cili duhet që të kontraktohet, janë prioritetet për bujqit në periudhën e ardhshme.

Ata presin bashkëpunim nga ministri i ri dikasterial Lupço Nikollovski dhe në një kohë të shkurtër të realizojnë takim me të, për siç thonë nga Federata e Fermerëve të Maqedonisë, biseda të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve aktuale.

Para tyre ka shumë aktivitete, por fillimisht duhet që të paguhet përkrahja shtetërore.

Sipas kryetarit të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Nikolla Stamenov vlerësimet e para janë se sivjet nga prodhimet individuale do të përmbushen 30 deri në 40 për qind të nevojave.

“Kjo nënkupton se do të jemi akoma edhe më të varur nga importi sepse vitet paraprake nga prodhimi vendor përmbushnim 60 për qind të nevojave”, theksoi Stamenov.

Për këtë dhe probleme të tjera në sektor, tha ai do të duhet që të informohet ministri duke informuar se FFM javën e ardhshme do të parashtrojë edhe kërkesë zyrtare për takim me ministrin e Bujqësisë Lupço Nikolovski. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button