Në përmbytjet në Sri-Lankë humbën jetën mbi 200 persona

Të paktën 211 persona midis të cilëve edhe 43 nxënës humbën jetën në përmbytjen më të madhe që e goditi Sri-Lankën në 14 vitet e fundit, njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Krizat.

Në njoftim citohet edhe se 90 persona llogariten si të zhdukur, ndërsa 72 janë në mjekim shëndetësor.

Për shkak të përmbytjeve mbi 77.000 persona i braktisën shtëpitë e tyre, rreth 2.000 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa mbi 10.000 janë dëmtuar nga ujin dhe rrëshqitja e tokës,  të shkaktuara nga shirat e shumta.

Autoritetet në Sri-Lankë paralajmëruan se do të parashtrojnë padi penale kundër 18 kompanive dhe individëve, që qëndrojnë  pas ndërtesave ilegale në vende të pasigurta.

Kjo është përmbytja më e madhe në 14 vitet e fundit në pjesët jugore dhe perëndimore të Sri-Lankës. Edhe pse shiu është me intensitet të ulët ende shumë rajone janë nën ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button