Shpërthim vdekjeprurës në funeralin e viktimave të protestave në Kabul

Disa njerëz janë vrarë në tri shpërthime të sotme në Kabul, afër vendit ku bëhej ceremonia e varrimit të një viktime të përleshjeve të djeshme vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve ku humbën jetën së paku katër persona.

Në një raport ku citohet një burim i paemëruar i sigurisë, thuhet se janë vrarë 12 vetë dhe janë plagosur 18 të tjerë.

Televizioni i Afganistanit, Tolo News, ka raportuar se janë vrarë së paku 18 vetë.

Dëshmitari, Abdul Wudood, i tha agjencisë AFP se shpërthimet kanë ndodhur në funeralin e personit, Salim Ezadyar, djali i një politikani të njohur afgan, që ishte vrarë në përleshjet e djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button