Irlanda zgjedh për herë të parë një kryeministër homoseksual

Leo Varadkar do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Irlandës pasi fitoi lidershipin e partisë Fine Gael. 38-vjeçari do të jetë kryeministri i parë homoseksual dhe gjithashtu lideri më i ri që vendi ka patur ndonjëherë.

Varadkar mposhti rivalin e tij, Ministrin e Strehimit Simon Kovenei, me 60 për qind të votave për udhëheqjen e Fine Gael, partisë më të madhe në koalicionin qeverisës. Ai do të pasojë Enda Kenny-n si lideri i partisë së qendrës së djathtë brenda disa javësh.

I lindur nga një baba indian dhe një mama irlandeze, Varadkar ka qenë përgjegjës për sistemin e mirëqenies në vend. Aktualisht ai shërben si Ministër për Mbrojtjen Sociale ndërkohë që në Irlandë, njihet si një person tepër liberal dhe i angazhuar në çështjet progresive dhe të drejtat e punëtorëve.

Me zgjedhjen e tij në krye të partisë Fine Gael, 38-vjeçari u shpreh i nderuar dhe me përulje pranoi “sfidën e madhe” përpara tij. Ai tha se zgjedhja e tij tregon që paragjykimet nuk kanë vend në Republikën e Irlandës.

Lideri i ri deklaroi se rikthimi i decentralizimit në Irlandën e Veriut dhe çështja Brexit do të jenë prioritetet e menjëhershme të tij dhe të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button