SHBA organizon ceremoninë e pranimit të Malit të Zi në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikripitës i ceremonisë për antarësimin e Malit të Zi në NATO, e cila pritet të mbahet më 5 qershor.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar dhe se në këtë ceremoni, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të depozitojë zyrtarisht të ashtuquajturin “instrument të pranimit”, duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës.

Pas kësaj ceremonie, flamuri i Malit të Zi do të valojë për të parën herë në selinë e NATO-s, më 7 qershor.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të mbështes integrim më të madh, reformë demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet, me të gjithë fqinjët e vet”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe ka shtuar se “ky pranim, po ashtu, e riafirmon tek vendet e tjera aspirante se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende, që janë të gatshme të bëjnë reforma të domosdoshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, dhe t’i pranojnë rreziqet, përgjegjësitë dhe po ashtu, përfitimet nga antarësimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button