Haradinaj: S’ka dialog me Serbinë pa Amerikën

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA,Ramush Haradinaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se për të pasur dialog përmbajtjesor dhe me rezultate mes Kosovës dhe Serbisë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në të.

Ai ka deklaruar se nuk është kundër debatit me shtetin fqinj, por kurrsesi për tema të brendshme të vendit dhe pa marrë miratim të faktorëve të brendshëm për këtë çështje.

“Dialogu është instrument për çështje mes fqinjësh, por nuk do të pranojmë dialog të pabarabartë, pa reciprocitet. Nuk mund të diskutohen temat e brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë”.

“Është mundësia që ta rrëzojë parlamenti. Por edhe mundësia e një komisioni të ri dhe një përgatitje e versionit të duhur të kufirit, që është në Çakorr. Duhet të negociojmë edhe me Malin e Zi, që e di të vërtetën”, thekson Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu tha se ka një gatishmëri për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Lidhja me demarkacionin është krejt e pakuptimtë. Nuk mendoj që vendimi për heqjen e vizave do të marrë shumë kohë. Mund të jetë çështje javësh, apo dy a tre muajsh”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button