Putin nuk e gjykon vendimin e Trampit rreth marrëveshjes për klimën

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot e komentoi vendimin e homologut të tij amerikan për daljen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit, me ç’rast tha se Donald Tramp ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë, duke pasur parasysh karakterin e strukturës së këtij dokumenti.

“Nuk dua ta gjykojë Trampin. Ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë, pasi bëhet fjalë për dokument strukturor. Por, çfarë është thënë, është thënë dhe tash duhet shikuar tutje. Nuk e kam lexuar njoftimin e Trump, por me sa po kuptoj ai ka thënë se dëshiron që serish ta shqyrtojë atë marrëveshje. Mendoj se nuk duhet bërë zhurmë, por duhet krijuar kushtet për punë”, tha Putin në forumin në Sankt Peterburg.

Ai shtoi se Marrëveshja duhet të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button