Dhunë familjare në Suharekë

Gjatë ditës së sotme Policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare.
Për shkak të lëndimeve, një viktime i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit .

Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve, transmeton Gazeta Express.

Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i de minimit të FSK’së dhe KFOR’it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm.

Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button