Munihu, qytet i pamposhtur për Realin

Sot në mbrëmje në Mynih do të zhvillohet sfida e dytë gjysmëfinale mes Bajernit dhe Realit të Madridit.

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayernit në Munih në 10 takimet që ka zhvilluar gjerë tani. Madje, ata kanë arritur të barazojnë vetëm një herë, duke pësuar nëntë disfata.

Real Madridi nuk gëzon histori aspak të mirë me Bayern Munichun. Duke qenë çifti me më së shumti ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, Bayerni është skuadra e cila e ka mposhtur më së shumti Realin në këtë garë.
Bavarezët nga 15 takime të zhvilluara kanë fituar tetë herë në formatin e tanishëm.

Një statistikë tjetër jo e mirë për spanjollët para ndeshjes të cilën e zhvillojnë tjetër ka të bëj me qytetin e Munihut.
‘Mbretërit’ nuk kanë shënuar asnjëherë fitore në këtë qytet ndaj bavarezëve në 10 takimet e zhvilluara, përcjell ‘Marca’.
Nëntë prej tyre i ka fituar Bayerni dhe vetëm një sfidë është mbyllur në barazim.

Gjithsesi, fakt shpresëdhënës për skuadrën ‘mbretërore’ para takimit të nesërm është statistika e trajnerit, Carlo Ancelotti, ndaj Bayernit.
Nga shtatë takime sa ka zhvilluar, italiani nuk është mposhtur asnjëherë. Ai ka fituar pesë herë, duke barazuar në dy ndeshje tjera. Ndeshja Bayern Munih – Real Madrid luhet sonte me fillim në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button