Pesëmbëdhjetë fëmijë vdiqën për shkak të vaksinimit joprofesional në Sudanin Jugor

Qeveria e Sudanit Jugor kumtoi sot se 15 fëmijë kanë vdekur për shkak të vaksinimit joprofesional të fëmijëve kundër lijës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë theksoi se tragjedia është pasojë e gabimit njerëzor.

Siç thuhet, gjatë vaksinimit u shfrytëzua një shiringë, ndërsa vaksina nuk është ruajtur në mënyrë adekuate, tranmseton MIA.

Autoritetet kumtuan se të gjithë fëmijët të cilët kanë vdekur kanë qenë më të rinj se pesë vite, ndërsa menjëherë u formua komision i cili do të zbulojë se kush është përgjegjës dhe nëse të gjitha familjet e viktimave do të dëmshpërblehen.

Fushata për vaksinimin kundër lijës përfshin mbi dy milionë fëmijë në botë.

Organizata botërore e shëndetësisë siguroi trajnime për përfaqësues të autoriteteve shëndetësore të Sudanit Jugor, ndërsa UNICEF i siguroi vaksinat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button