SHBA sistemon bombarderë B-52 në Evropë

Aviacioni ushtarak amerikan do të sistemojë në Britaninë e Madhe bombarderë B-52 dhe 800 ushtarë, si përkrahje të stërvitjeve të përbashkëta në Evropë me NATO aleatët dhe partnerët, të cilat duhet të mbahen këtë muaj.

Aeroplanët B-52, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, do të shfrytëzohen në manovrat të cilat do të mbahen kryesisht në vendet në afërsi të Rusisë – posaçërisht në Detin Baltik, Arktik dhe përgjatë kufirit me Rusinë, në shtetet të cilat janë anëtarë të NATO-s.

Stërvitjet ushtarake janë pjesë e planeve paraprakisht të kontraktuara për stërvitje.

B-52 është modeli më i vjetër aktiv i aeroplanëve në aviacionin ushtarak të SHBA-së, i cili së pari u disejnua për fluturime të gjata interkontinentale. Secili aeroplan mund të bartë deri 37.751 kilogramë bombë, mina dhe raketa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button