Formula indiane për zgjatjen e flokëve
Shumë vajza dëshirojnë të rrisin flokët në një kohë të shkurtër dhe jo të presin me vite.
Përbërësit: vaj kokosi, vaj kastori, vitaminë E, gjethe aloe vera dhe dy tasa në forma të ndryshme.
Në njërin tas vendosni 1 lugë gjelle vaj kastori, 2 lugë vaj kokosi, vitaminën E. Tasin me vajrat vendoseni te tasi më i madh (të cilin duhet ta mbushni me ujë të nxehtë) ose futeni në mikrovalë, shkruan blitz.al. Pas 5 minutash vaji do të jetë gati. Masazhoni me gishta skalpin e kokës me këtë vaj 2-3 minuta, pasi kjo është shumë e rëndësishme për qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokëve.
Më pas kapini flokët bisht dhe flini, lajini ato ditën tjetër në mëngjes.