Mbështetje për Dimitrovin nga Kroacia dhe Sllovenia

Takimin e parë zyrtarë me diplomatë, ministri i ri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e ka realizuar me ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovenisë në vend, Danijella Barishiq dhe Milan Jazbec, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga MPJ, në cilësinë e bashkëorganizatorëve, ambasadorët Dimitrovit i kanë dhënë ftesë për pjesëmarrje në takimin ministror që do të mbahet në korniza të mbledhjes së liderëve nga “Bërdo Brioni procesi”, në Bërdo të Sllovenisë.

Ambasadorët ia kanë uruar funksionin e ri Dimitrovit dhe i kanë dëshiruar suksese, ndërkaq më pas kanë theksuar se do ta ketë mbështetjen e tyre konstruktive në realizimin e qëllimeve euro-atlantike dhe evropiane, si prioritete të larta të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button