BE apelon që SHBA-ja të mos tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk i rekomandoi presidentit amerikan Donald Tramp që të mos e ndryshojë politikën drejt ndryshimeve klimatike, njoftoi DPA.

“Ju lutem mos e ndryshoni klimën për më keq”, shkroi Tusk në Tuiter.

Paralajmërimi i tillë i Tuskut vjen në pritje të qëndrimit zyrtar të Trampit për Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, që midis të tjerave parashikojnë edhe uljen e emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë.

Tramp paralajmëroi se qëndrimi i tij drejt Marrëveshjes do të publikohet sot pasdite.

Dje edhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker e paralajmëroi Trampin që të mos e tërheqë SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Në Berlin në debatin për të ardhmen e Evropës, Junker deklaroi se amerikanët nuk mundet thjesht të tërhiqen nga marrëveshja dhe se për këtë nevojiten vite të tëra.

Ai e paralajmëroi presidentin amerikan se nuk mund të jetë kaq e lehtë, siç mendon ai, që të tërhiqet nga marrëveshja. De fakto Uashingtonit i nevojiten tre deri në katër vjet  të tërhiqet nga marrëveshja”, tha Junker dhe theksoi se ideja që SHBA-ja, “thjesht të zhduket” nga marrëveshja është e gabuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button