Klima, SHBA tërhiqet nga akordi i Parisit: Objektiv jo i vërtetë

Të ejten në një fjalim para Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump njoftoi vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke thënë se marrëveshja do të shkaktonte humbjen e mijëra vendeve të punës në vend. Ai tha se marrëveshja do të pengonte rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe do të dëmtonte familjet amerikane, transmeton gazeta shqip.

Presidenti theksoi se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë menjëherë përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të re mbi ndryshimet klimatike që do të ishte më e mirë për popullin amerikan.

“Marrëveshja e negociuar nga Obama përcakton një objektiv jo të vërtetë për SHBA-të në reduktimin e emetimeve”, – lexohet në dokumentin e shpërndarë në Kongres nga Shtëpia e Bardhë për të shpjeguar vendimin e presidentit Donald Trump.

Marrëveshja e arritur në 2015, e cila synon të reduktojnë çlirimin e gazeve karbonike në atmosferë, ka aktualisht mbështetjen e 194 vendeve.

Presidenti bëri të ditur përmes një postimi mbrëmë në llogarinë e tij në Twitter se do ta bëjë njoftimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë të enjten pasdite. Dje disa grupe mediatike njoftuan se presidenti kishte vendosur të tërhiqej nga marrëveshja globale,.

Më parë të mërkurën, pas një takimi me Kryeministrin vjetnamez Nguyen Xuan Phuc, zoti Trump tha se po dëgjonte mendimet e “shumë njerëzve nga të dyja skajet e debatit” për të analizuar opsionet.

Zëdhënësi Sean Spicer tha se personat me të cilët është konsultuar presidenti përfshijnë drejtues biznesi dhe krerë shtetesh të huaja.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, shënon një hap prapa në politikat ambjentaliste të ndjekura nga administrata e mëparshme amerikane, nën Presidentin Barak Obama. Tërheqja do të entuziazmojë bazën republikane të presidentit, por do të revoltonte ambjentalistët dhe aleatët e Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button