Trump, hapa prapa nga politikat e Obamës edhe për Kubën

Presidenti amerikan Donald Trump po nxiton të fshijë trashëgiminë e paraardhësit të tij, Barack Obama. E para që u vu në fokus të republikanit ishte reforma në shëndetësi, e njohur si “Obamacare”, të cilën kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë ka premtuar ta zëvendësojë sa më shpejt, transmeton TCH.

Tërheqja nga marrëveshja mbi ndryshimet klimatike e Parisit, duket se do të jetë hapi i radhës. Por mediet sugjerojnë se Trump nuk do të ndalet me kaq. Sipas “New York Times”, presidenti amerikan po konsideron ndryshime edhe lidhur me Kubën, marrëdhëniet e së cilës me SHBA u përmirësuan ndjeshëm nën Presidencën “Obama”.

Në veçanti, numri një i Uashingtonit mund të rikthejë kufizimet e udhëtimeve apo tregtisë me ishullin. Ky do të ishte një ndëshkim për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë “Castro”, diçka për të cilën ka folur edhe në fushatë.

Media amerikane pretendon se, mes masave që Trump po merr në konsideratë, është bllokimi i transaksioneve mes kompanive amerikane dhe atyre që kanë lidhje me Forcat e Armatosura kubane. Kjo masë do të kishte pasoja serioze, duke goditur edhe shumë marrëveshje në fuqi, si ajo e firmosur vitin e kaluar nga “Starëood Hotels and Resorts” për administrimin e disa hoteleve në Kubë.

Një prej tyre është në pronësi të një agjencie turistike në duar të ushtarakëve. Trump po konsideron gjithashtu mundësinë e kufizimit të udhëtimeve të amerikanëve në Kubë, që u lehtësuan vitin e kaluar në prag të udhëtimit historik të Barack Obamës në Havana.

Sipas “New York Times”, presidenti mund të vendosë të rrisë financimet për nisma që promovojnë demokracinë në Kubë, diçka kjo që do të dënohej nga Raul Castro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button