Ramazan, rëndësia e namazit të teravisë

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. dëshironte të lutet (falet) në Ramazan pa ndonjë urdhër specifik dhe thoshte:

“Kush lutet (ngrihet e fale) në Ramazan me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e bëra”. (Transmetim i të gjithëve).

Transmetohet nga Aishja r.a. se Muhamedi a.s. është falur në xhami (namazin e teravive) dhe me të janë falur edhe disa njerëz. Kur është falur edhe natën e dytë njerëzit janë shtuar edhe më tepër. Ata janë tubuar edhe natën e tretë e të katërt mirëpo Muhamedi a.s. nuk ka ndalur dhe kështu kur ka aguar mëngjesi ai u ka thënë: “Pashë atë që vepruat dhe nuk dola nga frika se mos po ju bëhet obligim, edhe atë në Ramazan” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Aishja r.a. se Muhamedi a.s. nuk shtonte në Ramazan e as jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë reqate, (Buhariu dhe të tjerët).

Transmetohet nga Ibn Abbazi: “I ka falur në Ramazan pa xhemat njëzet reqate dhe namazin e vitrit”. (Bejhekiu).

Transmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulkarijë: “Shkova me Umer ibn Hattabin në xhami, edhe atë në Ramazan dhe vërejtëm se njerëzit ishin të ndarë e të shpërndarë dhe çdokush falej për vete, Umeri pastaj tha: “Sikur t’i bashkoj ata me një lexues (imam) do të ishte më mirë”, dhe i bashkoi nën udhëheqjen e Ubejj ibn Ka’bit. Kur shkuam natën tjetër, i pamë njerëzit se faleshin me një lexues (imam), ndërsa Umeri tha: Sa risi e bukur është kjo!” (Buhariu dhe Maliku).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button