Cameron Diaz: Nuk po kërkoj burrin perfekt

Edhe pse është një nga aktoret më seksi të Hollivudit, Cameron Diaz është beqare dhe kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

41-vjeçarja ka thënë se është e hapur për të përfshirë një burrë në jetën e saj herët apo vonë dhe se ky burrë nuk duhet të jetë perfekt.

“Nuk mendoj se vihesh në kërkim të burrave, janë ata që të gjejnë ty. Unë jam e hapur për këdo, nuk kam një burrë perfekt në mendje.”

Gjithashtu, Diaz tha për revistën ‘Us Weekly’ se një njeri ka disa shpirtra binjakë: “Shpirti i njeriut ka ngjyrime të ndryshme dhe ka nevojë për disa lloje burrash. Edhe miqtë mund të jenë shpirtra binjakë.”/ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button