Stoltenberg uroi kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev

Sekretari gjeneral i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg ka njoftuar se në mëngjes ka biseduar me kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev të cilin e uroi për zgjedhjen e mbrëmshme të cilit i ka shprehur interesimin e NATO-s për një Maqedoni stabile, njofton Portalb.mk.

“Sot bisedova me kryeministrin Zaev dhe e urova për detyrën e re të tij. Në bisedime, ne u pajtuam për rëndësinë e zgjidhjes së problemeve për reformat e nevojshme, përfshirë këtu edhe qeverisjen e mirë dhe sundimin e së drejtës. Këto reforma do të jenë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë kurse edhe do t’i avancojnë proceset e integrimit euro-atlantik. NATO ka interesim për shtet stabil, demokratik dhe për Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Ai në fund tha se “Si Shkupi do të bëjë përparim, ashtu edhe NATO do të vazhdojnë me sigurim të mbështetjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button