Lutfiu dorëzoi postin e ministrit të Arsimit, Deskovska: Që sot do të shlyhet testimi ekstern(VIDEO)

Pishtar Lutfiu sot ia dorëzoi postin e ministrit të Arsimit Renata Treneska Deskovskas duke shprehur bashkëpunimin e mëtutjeshëm për zhvillim e arsimit, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit është një ndër resorët më të rëndësishëm. Un do të jem në dispozicion edhe më tej që të ketë sukses dhe zhvillim në arsim”, tha Lutfiu.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Deskovska shprehu se ajo do të bëjë maksimumin që të kthejë dinjitetin e arsimtarëve dhe profesorëve dhe thaqë se  që sot në seancën kuvendore do të bëjnë shlyerjen e testimit ektern.

“Unë do të jem e gatshme të bashkëpunoj me ish ministrin Lutfiu për zhvillim të mëtutjeshëm. Jam e vetëdijshme që para meje dhe ministrisë qëndrojnë shumë sfida të cilat duhet të bëhen për zhvillimin e arsimit, kthimin e dinjitetin të arsimtarëve dhe profesorëve, kthimin e motivimit të nxënësve dhe studentëve. Arsimimi është themeli i një shteti dhe jam e vetëdijshme se ministria e arsimit është njëri ndër resorët më delikat të një Qeverie”,tha Deskovska.

“Testimi ekstern do të jetë në rend dite të seancës kuvendore për shlyerje të plotë të tij”, tha Deskovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button