BPRM: Investim i paligjshëm në valuta virtuale ose kripto

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë përmes një kumtese tregon se sipas rregullativës valide vendore investimi nga persona juridik dhe fizik në Maqedoni me valuta virtuale ose kripto nuk është i lejuar, njëjtë siç nuk është e lejuar as hapja e llogarive dhe blera e letrave me vlerë dhe instrumenteve derivative financiare në vendet e huaja, përveç gjatë përjashtimeve të caktuara.

Treguesit nga BPRM pasojnë pas publikimit për kurs onlajn falas për bitkoin dhe mënyrën e tregtimit me këtë valutë digjitale (kripto). Banka qendrore deri më tani disa herë ka përmendur në kujdes në lidhje me ofertat që vijnë përmes mediave elektronike për blerje dhe tregtim me kripto-valutat digjitale.

Valutat digjitale, siç thekson BMRM, marrin hov gjithnjë e më të madh në suaza botërore dhe interesi për ta rritet gjithnjë e më shumë, i udhëhequr nga të ardhurat e larta dhe rritëse, pa patur fotografi të qartë se çka do të thonë saktë investimet  në kripto valutat dhe cilat janë rreziqet, që i sjellin ato.

Disa valuta digjitale kanë elemente të skemave piramdiale, siç është rasti me Uankoin (OneCoin), me ç’rast në disa vende nga Evropa janë publikuar paralajmërime ose janë filluar hetime në lidhje me investimet në Uankoin.l Nga ana tjetër, disa kriptovaluta, si për shembull bitkoini, janë pranuar dhe janë në zbatim në vende të caktuara.

Sipas informacioneve në internet, thekson Banka Qendrore, në fillim të vitit 2010, çmimi i një monedhe bitkoin arrin 0.003 për dollarë, ndërsa sot arrin mbi 2.500 denarë, ose vetëm për disa muaj nga viti 2017 çmimi i një monedhe bitkoin është rritur për afërsisht 300 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button