Fenerbahçe e fitoi titullin e 19-të

Futbollistët e Fenerbahçes e kanë fituar për të 19-ten herë titullin e kampionit të Turqisë, pasi që në Stamboll në ndeshjen e xhiros së 31-të kanë luajtur pa gola kundër Rizesporit.

Tri xhiro para përfundimit të stinorit, Fenerbahçe i ka 12 pikë para Galatasarayit.

Në anën tjetër, Galata e shfrytëzoi humbjen e Beshiktashit nga Sivasspor (3:0) dhe me fitore minimale në udhëtim te Elazigsporit e rimori pozitën e dytë në renditje, që dërgon në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button