“Vullkani” shpërthen në rrugët e qytetit (VIDEO)
Presioni i madh i ujit mund të sjellë edhe shkatërrimin e rrugëve të qyteteve, shkruan Top Channel.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në një prej qyteteve më të vjetra të Europës lindore, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Ngjarja, e cila ka ndodhur këtë të hënë është filmuar nga disa kamera amatore dhe nga sa dallohet nga pamjet ka mjaftuar një fragment sekonde para se presioni i madh i ujit të shkatërronte tërësisht rrugën.