Osmani: Jam i pastër, do të dëshmohet nga PSP-ja

Ministri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot për gazetarët bëri të ditur se është i pastër dhe se për një gjë të tillë do të dëshmohet edhe nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) gjatë këtyre ditëve, njofton Portalb.mk.

“Plotësisht jam i pastër, për këtë do të dëshmohet edhe nga PSP-ja gjatë këtyre ditëve”, tha Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen pasi që me publikimin e emrit të tij si ministër i Qeverisë së Maqedonisë nga rradhët e BDI-së u diskutua shumë se ai ka qenë pjesë e përgjimeve të publikuara vite më parë nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev për afera korruptive deri sa ka qenë bartës i funksionit të ministrit të Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button