Haradinaj: Serbia është armik i Kosovës

Kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajt në intervistën e sotme për televizionin publik RTK, deklaroi se Serbia  është armik i Kosovës.

Haradinajt i është dukur qesharake, madje ofenduese, pyetja e gazetarit të RTK-së nëse Kosova do ta ketë partner Serbinë.

“Po bon hajgare po më duket. Është ofendim më i thanë kryeministrit të ardhshëm, ose të nominimit, që e ke partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë. E kam Shqipërinë. Vëlla e motër, e çka të dush i kam shqiptarët së pari. I kam ata që më duan.. E kam Kroacinë partner, e kam Austrinë, Gjermaninë. Qysh partner Serbinë?”, vazhdon tutje kandidati për kryeministër të Kosovës.

“Serbia është armik”, nënvizon ai, përcjell Gazeta Express. Tutje, Haradinaj thotë se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, as shteti yt nuk do ta njohë atë serb.

“Nuk vlen për ne Beogradi. Nuk janë kurrkushi, nëse duan bëjmë dialog, nëse s’duan le të rrinë në punë të veta. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK.

Ai thotë edhe se është më i Zoti se presidenti i zgjedhur i Serbisë Aleksander Vuçiq.

“Nuk jemi ne qyqarë. Unë jam më i Zoti se Vuçiq. Se atij ja kanë krijuat Serbinë që 200 vjet. Unë kam marrë pjesë me e krijuar shtetin e Kosovës”, ka thënë mandatari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button