Vuçiq dha dorëheqje në vendin kryetar i Qeverisë serbe

Aleksandar Vuçiq sot kryetares së Kuvendit serb, Maja Gojoviq ia ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i kryeministrit.

Në elaborimin e dorëheqjes theksohet se këtë e ka bërë për shkak se hyn në funksionin president i Republikës së Serbisë., transmeton MIA.

Në dorëheqje është theksuar 30 maji si datë e parashtrimit.

Kuvendi dorëheqjen do ta konstatojë nesër në ora 11 në fillim të seancës së veçantë, në të cilën Vuçiq do të japë betimin si shef i ri i shtetit.

Akoma nuk dihet se kush do ta zëvendësojë në vendin kryeministër i Qeverisë serbe, por është e sigurt se kjo do të dihet deri më 18 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button