Bisedë e hidhur me Lulzim Bashën

More ky kryetari, demokrati ri i Republikës së re, Lulzim Basha, po na del send, shikoni sa asgan burrë është, të zihesh me gratë e fuqishme e të hekurta Jozefina Topalli, Majlinda Bregu e të tjerë nuk është punë aq e lehtë, sidomos në këtë kohë grarie, ku dhe një lëvizje të vogël nuk mund të bëjmë, ne,  burrat e gjorë nga frika e grave. Gabim e ke o Lul Basha, që në start e keni humbur luftën, pa më trego o Lul Basha, a mba mend historia njerëzore që femrat të humbin luftën kundër meshkujve, nëse po, na tregoni. Shek.XXI, o Lulo, është sundimi i grave ndaj burrave, Më trego të lutem kush sundon në shtëpinë tënde, ju apo zonja jote,  sigurisht  gruaja. Shumë keni gabuar me Jozefina Topallin, me këtë zonjë të ndershme e të ashpër para padrejtësive që ua kalon edhe burrave më të fortë se ti. Po të vëmë në një anë, në kandar  karakterin tuaj njërëzor politik mashkullor, në anën tjetēr, karakterin politik femëror tē Jozefina Topallit kush do fitonte?, me siguri Jozefina Topalli. Sa qesharake do ishte jo vetëm për Lulzim Bashën, por edhe për gjithë popullatën shqiptare të eliminohej nga skena politike Teuta Arifi e fuqishme nga Ali Ahmeti, apo kryetari i partisë së LDK-së të eliminonte Edita Tahirin e çeliktë nga skena politike kosovare.

Për hirë të  opinionit të gjerë  këtë shkrim do ta përfundojmë me një tregim mistik!

Nga rrugëtimi që kishin bërë Mojsiu( Musai) me mikun e tij të urtë, kishin vendosur të pushojnë afër një kroi. I etur nga rrugëtimi, miku i urtë i Musait shkon te kroi për të pirë ujë. Te sylynjari ku dilte uji pa një gjarpēr. Mori një shkop për ta larguar, por gjarpri fare s’largohej. Atëherë miku i Musait filloi ta sulmonte me shkopin e tij në dorë. Sa më shumë që e sulmonte, aq më i madh e më i keq bëhej gjarpri. Këtë pamje kur e pa Musai, i tha mikut që gjarprin ta merrte me të mirë e me bëqejfe. Kështu që sa më shumë që e merrte me të mirë, gjarpri bëhej më i vogël e më i butë ndaj mikut të Musait. Kjo butësi e vogëlsi gjarprērore ia mundësoi që të pi ujë në krua. Pasi piu ujë e pyeti Musain pēr këtë ngjarje të çuditshme të gjarprit. Musai iu përgjigj: Gratë janë si gjarpri i këtij kroi, sa më keq të sillesh , aq më të këqia bëhen, sa më  i mirë e i sjellshëm, aq më të mira e më të sjellshme.

Prandaj kujdes kryetar i PD, Lulzim Basha je treguar i pa sjellshëm e i pa kujdesshëm ndaj gjarprive të krojeve të partisë suaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button