Moldavi: Qeveria i ka përzënë pesë diplomatë rusë

Ambasadori i Rusisë në Kishinev të Moldavisë, Farit Mukhametshin, thotë se pesë anëtarë të Ambasadës së Rusisë në Kishinev janë dëbuar nga autoritetet, shkruan REL.

Por, ky veprim i qeverisë së Moldavisë është dënuar nga presidenti pro-rus, Igor Dodon.

“Qeveria ka ndërmarrë një akt shokues ndaj Ambasadës së Rusisë”, ka shkruar dje Dodon në rrjetin Facebook.

Qeveria e Moldavisë ka shprehur vullnet për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Por, presidenti Igor Dodon e ka kundërshtuar këtë integrim dhe përpiqet t’i afrohet Moskës.

Rajoni separatist Transdnistria në Moldavi, për një kohë të gjatë është burim i tensioneve ndërmjet Kishinevit dhe Moskës.

Moska e ka mbështetur shpalljen e pavarësisë së këtij rajoni nga Moldavia në vitin 1990.

Të dy palët e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1992, që përfundoi me intervenimin e ushtrisë ruse në anën e Transdnistrias.

Pavarësia e këtij rajoni nuk është pranuar nga asnjë shtet tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button