Bisedime të gjata midis presidentëve Makron dhe Putin

Presidenti I Francës, Emanuel Makron në konferencën e parë për shtyp me homologun Rus, Vladimir Putin, tha se dy vendet mund të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit.

I këtij mendimi ishte dhe Putin. Dy liderët folën edhe për zgjidhjen e krizës në Siri dhe Urkainë.

Presidenti I Francës, Emanuel Makron ka pritur për herë të parë në pallatin e Versajës në Paris, homologun e tij rus, Vladimir Putin. Pas një takimi kokë më kokë, dy liderët dolën në konferencë për shtyp. Makron në fjalën e tij e konsideroi Rusinë një shtet mik. Kreu I Pallatit Elize tha se për krizën në Ukrainë kërkon me ngulm qetësimin e situatës dhe largimin e dhunës në rajonin lindor. Ndërsa foli edhe për situatën në Siri, transmeton MIA.

“Ne mund të punojmë së bashku. Përparësia jonë kryesore është lufta kundër terrorizmit. Uroj që ne mund të organizojmë një tranzicion demokratik, por duke ruajtur një shtet Sirian, sepse në këtë rajon, shtetet e dështuara janë një kërcënim për demokracinë, tha Makron.

Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me Sirinë tha se duhet të bashkojmë përpjekjet tona në luftën kundër terrorizmit dhe nëse punojmë së bashku mund t’ia dalim që të përballojmë këtë plagë të shekullit njëzet e një.

Dy liderët në konferencën për shtyp u pyetën edhe për akuzat se Rusia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Francës, por edhe të disa vendeve të tjera.

Duke u përgjigjur Putin tha se kjo çështje nuk është diskutuar në takimin me Makron. Ndërsa presidenti francez nënvizoi se është një temë që tashmë i përket të shkuarës.

Ndërkohë, Putin dhe Makron në fjalën e tyre theksuan se kërkojnë marrëdhënie shumë të mira dhe thellim bashkëpunimi mes Francës dhe Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button