Zaevi paralajmëroi verifikim të kandidatëve për ministra në PSP

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka dorëzuar propozim-programin e Qeverisë së re në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i të cilit, për nesër në ora 11 e ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Qeveria e re pritet që të ketë 18 ministra dhe 7 ministra pa resor.

Mirëpo, lideri i LSDM-së, njiherit mandatari, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se emrat e propozuar do të dërgohen në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), për t’u verifikuar nëse ndaj tyre janë ngritur procedura hetimore, ose janë të përfshirë në hetime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button