Finalja e Kardifit, ndeshja e fundit për yllin e BBC te Reali? (FOTO)
Finalja e Kardifit do të jetë speciale për shumë arsye për yllin e Real Madridit, Gareth Bale. Pos faktit që luhet në atdheun e tij, finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit mund të jetë ndeshja lamtumirëse e Bale te Reali.
Sipas mediave spanjolle, Bale ka testin e madh të shtunën e ardhshme dhe nëse nuk e kalon atë, do të largohet në verë, përcjellë “Lajmi.net”.
Florentino Perez nuk i duron më lëndimet e tij dhe kjo është arsyeja e madhe se pse Bale është kaq pranë largimit.
Skuadra më favorite për shërbimet e tij është Manchester United.