Dhuna në Kuvend, arrestohen edhe 3 persona

Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative, bëjnë të ditur nga MPB.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43),S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43). Disa ditë më parë, Gjykata “Shkupi 1” morri vendim që t’i lironte me kusht 9 të akuzuar tjerë.

Pas bastisjes, tre prej personave (S.P., A.K., dhe A.M.) janë privuar nga liria, ndërsa pas urdhërit të prokurorit publik ata janë liruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button