Xhaketa e Melania Trump ka çmim të pabesueshëm!
Turi i parë i Presidentit Trump dhe zonjës së parë është edhe një tur i gardërobës së saj.
Që kur mbërriti në Itali, ajo është veshur me Dolce & Gabbana.
Sot, u shfaq në Catania me një tjetër veshje nga Dolce & Gabbana që ka një çmim të jashtëzakonshëm. Të gjithëve u ngelën sytë te Melania kur ajo mbërriti në Pallatin Chierici me një xhaketë me ngjyra dhe lule të qëndisura 3-D 51,500 $. E shoqëronte me një clutch 1,630$, por poshtë xhaketës kishte një veshje të thjeshtë bezhë me taka të së njëjtës ngjyrë.
Ndërsa Presidenti Trump vazhdon angazhimet me samitin e G7, Melania do të vizitojë Siçilinë me partnerët e drejtuesëve të G7.