BESA: Nuk largohemi nga kërkesat dhe parimet tona

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu ka treguar se nuk largohen nga parime e tyre të deritashme dhe se në lidhje me to nuk do të bëjnë kompromise.

“Parimet e Besës tashmë dihen për publikun”, tha Fazliu.

Përndryshe, nëse nesër Kongresi i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë përfundon me kohë pas saj do të ketë takime me partitë që janë pretende për pjesëmarrje në Qeveri.

Nëse kjo nuk bëhet nesër, më së voni do të dihet të dielën, kështu bëri të ditur kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimeve me BDI-në, koalicionin Aleancën për Shqiptarët dhe Rilindjen me Besë.

Ndërsa sot në selinë e LSDM-së u mbajt takim mes liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe kryetarëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ku siç thuhet, janë dakorduar hollësirat e fundit për përbërjen më të re qeveritare.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit tha se ata dhe palët tjera janë të interesuara që sa më shpejtë të përfundojë ky kapitull dhe të formohet qeveria e re.

Lidhur me Lëvizjen Besa, Ahmeti tha se ai nuk ka njohuri mbi zhvillimet e bisedimeve mes tyre dhe LSDM-së, sepse siç tha, ata po bisedojnë veçmas prej tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button