Filloi takimi G7 2017 me dy kryetarë e dy kryeministra të rinj (VIDEO)

Samiti i G7 për vitin 2017 që po mbahet në Sicili të Greqisë tashmë ka pritur përfaqësuesit e lartë shtetëror të shtatë vendeve me fuqi botërore si dhe ata të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

Prej vitit paraprak ky takim i sivjetëm i G7 në përbërje do të ketë dy kryetar të rinj atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Francës, Emanuel Makron dhe dy kryeministra po ashtu të rinj atë të Italisë, Paolo Gentiloni dhe Britanisë së Madhe, Theresa May.

Në takim do të marrin pjesë kryetarët e vendeve si Franca me Emmanuel Macron dhe SHBA-ja me Donald Trump ndërsa me kryeministrat e tyre do të përfaqësohen Italia me Paolo Gentiloni, Kanadaja me Justin Trudeau, Japonia me Shinzo Abe, Britania e Madhe me Theresa May, Gjermania me kancelaren federale Angela Merkel  dhe Bashkimi Evropian me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Përndryshe, në këtë samit pritet të diskutohet për bashkëpunimin në siguri, pas sulmit me bombë në Mançester të Britanisë më 22 maj, me ç’rast u vranë 22 vetë. Për këtë sulm është i dyshuar një militant islamik me origjinë nga Libia, i cili ishte rritur në Britani.

Një diplomat i paemëruar italian tha se Trump dhe zyrtarët e lartë të Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, kanë pikëpamje të ngjashme për shumë çështje, por Uashingtoni mbetet i izoluar për tregti dhe ambient.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button