Të gjithë e duan Bardhin, Dortmundi dhe Shtutgarti e vëzhgojnë
Enis Bardhi tani më është bërë emri më i përmendur i futbollistëve shqiptar që luajnë jashtë vendit. Padyshim se paraqitjet e mira dhe golat vendimtar që bënë Ujpesti të jetë në mesin e ekipeve më të mira në kampionatin e Hungarisë, kanë rritur interesimin e shumë klubeve evropiane për ta bërë Bardhin për vete. Sigurisht se në këtë ka ndikuar edhe kualifikimi i reprezentacionit të Maqedonisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni, e ku Bardhi ishte ndër më të merituarit.
Kjo bëri që së fundmi edhe gjigantët e futbollit gjerman, Borusia Dortmundi dhe Shtutgarti të jenë në vëzhgim të futbollistit shqiptar nga Shkupi.
“Për Bardhin ka interesim të madh nga skuadra të njohura evropiane. Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim klube nga Gjermania, Belgjika, Kroacia dhe Ukraina, por kalimi në Bundesligë është më afër”, ka thënë menaxheri Berisha, duke shtuar se kontrata e tij me Ujpestin është e vlefshme deri në vitin 2020, po nuk paraqet asnjë problem për tu transferuar në klub tjetër. Skaut të ekipeve të Borussia Dortmundit dhe Shtutgartit e kanë përcjellë nga afër Bardhin në ndeshjet e luajtura ndaj MTK-s dhe Debrecenit, ku ekipi i tij Ujpesti kishte pësuar disfatë, por Bardhi kishte luajtur në formë të mrekullueshme.
Gjithashtu është përfolur shumë edhe për ekipin e Dinamo Zagrebit që ka dërguar ofertë në vlerë prej 800.000 eurove për Bardhin, por klubi transferimin e tij e ka vlerësuar me shumë më të madhe. /Portalb.mk/