Solemnisht u hap selia e re e NATO-s

Selia e re e NATO-s sot zyrtarisht u lëshua në përdorim, pasi që ndërmarrja ndërtimore i dorëzoi çelësat dhe u ngritën flamujt e vendeve-anëtare, ndërsa mbi objekt fluturuan edhe aeroplanë ushtarak.

Ceremonia u mbajt para fillimit të takimit të shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të NATO-s.

“Ndërtesa është simbol i unitetit dhe botës së ndryshuar. NATO është formuar para rreth 70 viteve, që t’u japë siguri popujve tanë gjatë Luftës së Ftohtë. Me rënien e Murit të Berlinit, bota dhe NATO ndryshuan, armiqësitë e mëparshme u bënë partnerë, ndërkaq më pas edhe aleatë. Më 11 shtator të vitit 2001 bota sërish ndryshoi me sulmin terrorist në Nju-Jork, pas çka ndërmorëm operacionin më të madh deri më tani. Me ndryshimin e kufijve të ukrainës me forcë ushtarake, NATO u përgjigj me sistemimin më të madh të forcave. Atë e bëmë jo për të sfiduar, por të parandalojmë konflikt, për këtë arsye mbetemi të hapur për dioalog”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, jens Stoltenberg.

Ai e përshëndeti edhe anëtarësimin e ardhshëm të Malit të Zi në Aleancën veriatlantike, duke cekur se “NATO është lidhja më e suksesshme në histori për shkak të trimërisë së ushtarëve tanë”.

Kryeminsitri i Belgjikës, Sharl Mishel në ceremoni theksoi se “pas aq shumë viktimave në sulmin në mançester, aleatët duhet tëpërballen me kërcënimin, i cili vret fëmijë në koncert”.

“Jemi të bindur se duhet t’i mbrojmë qytetarët tanë. Siguria është[ në vend të parë, por ajo do të arrihet vetëm nëse punojmë së bashku. E konfirmojmë vendosshmërinë për ta mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Bashkimi Evropian i fuqishëm e bën NATO-n të fuqishme, ndërsa NATO e fuqishme kontribuon për SHBA dhe Kanada më të sigurta. Siguria sot kërkon më shumë nga aftësitë ushtarake standarde, na nevojitet edhe fuqi e butë dhe e fuqishme. Vlerat e NATO-s – demokracia, liria, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit – nuk janë të vjetëruara”, theksoi Mishel.

Ai shtoi se vendi ku është selia e re e NATO-s gjatë dy luftërave botërore ka qenë i bombarduar nga ushtritë angleze dhe gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button