Funksionarë të lartë të “bombave” janë furnizuar me diagnozë “psikiatrike”

Një pjesë madhe e funksionarëve të dyshuar dhe të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) kanë dosje në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup, këtë e bën të ditur A1on, njofton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e tyre para publikimit të materialeve të përgjimeve kanë hapur dosje në Klinikë dhe janë paraqitur si pacientë, ndërsa ka nga ato që atë e kanë bërë edhe pas publikimit të bombave. Sipas burimeve të Klinikës, një pjesë e këtyre dosjeve të funksionarëve të caktuar zgjatin tashmë dy vite.

Bëhet fjalë për skenar të menduar mirë- me këta dosje nëse dikush prej tyre është i akuzuar dhe i dënuar mund të mbrohen në gjykatë dhe mund të mos shkojnë në burg. Ekspertët juridik për A1on konfirmojnë se dosja prej dy viteve në Klinikën e Psikiatrisë është arsye e mjaftueshme që dikush të mos dënohet, gjegjësisht të mos shkojë në burg. Në rast nëse ka dënim, të njëjtët do të dërgoheshin në Klinikën e Psikiatrisë dhe gjatë fundjavës do të ishin të lirë të shkonin në shtëpi.

Këto dosje të mjekëve sipas informatave të deritanishme të marra zhvillohen te tre psikiatër të Klinikës.

Problem i vetëm që mund të tregojnë këto dosje në procedurë gjyqësore është se karriera politike do të jetë e mbyllur përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button