Turqia e bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në programet e NATO-s

Turqia e bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në programe të NATO-s për shkak të pozitës së vazhdueshme antiturke të Vjenës në suaza të platformave të ndryshme të Bashkimit Evropian, deklaruan burime diplomatike turke për gazetën “Huriet dejli njus”.

Ndryshimi në rregullat e NATO-s e lejon që një anëtare e NATO-s, në këtë rast Turqia, të bllokojë ndonjë vend, i cili nuk është naëtar, në rastin Austria, në programet e ardhshme për bashkëpunim në suaza të NATO-s.

Turqia filloi ta bllokojë bashkëpunimin ndërmjet aleancës ushtarake dhe të gjitha 22 partnereve, mes të cilave edhe Austria, në vitin 2016, si përgjigje ndaj pozicionit kritik të Vjenës ndaj Ankarasë.

“Huriet dejli njus” thekson se Turqia e bllokon me muaj pjesëmarrjen e Austrisë në proekte për vitin 2017, përfshirë edhe stërvitjet ushtarake.

Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil në intervistë për BBC kritikoi veton e Turqisë.

Tensionimet diplomatike ndërmjet dy vendeve u përforcuan, pasi që ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc deklaroi nga fundi i vitit të kaluar se vendi i tij dëshiron ngrirjen e negociatave të Turqisë për hyrje në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button