Ministria Nuhiu u takua me udhëheqësinë e SPM-së

Udhëheqësia e re e Sindikatës policore të Maqedonisë (SPM) dje ka pasur takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, ku janë informuar për gjendjet dhe aktivitetet e Ministrisë lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së.

Siç kumtuan nga SPM, ata kanë kërkuar nga ministri veprim themelor, të drejtë dhe ligjor për çdo rast individualisht, si dhe përfshirje të përgjegjësisë komanduese lidhur me ngjarjet.

Nuhiu i ka informuar se ka formuar një grup punues me detyrë të konfirmimit objektiv dhe të tërësishëm të gjendjes faktike lidhur me ngjarjet e përmendura dhe se janë ftuar edhe anëtarët e SPM-së që të marrin pjesë në mbledhjet e Grupit punues.

Lidhur me çështjet e tjera aktuale për të punësuarit në MPB, Nuhiu ka kërkuar që të njëjtat të hapen me ministrin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button